Ratkoci është hambari i rajonit. Një trevë ku toka flet përmes bollëkut, duke prodhuar pothuajse çdo kulturë bujqësore që furnizon tregjet tona dhe ato europiane.
Ratkoci është tokë e punës, e traditës dhe e cilësisë. I njohur prej brezash për kultivimin e specave, si dhe për prodhimin e shalqinit, pjeprit, misrit (kollomoqit), fasules dhe patates, ky vend përfaqëson harmoninë mes trashëgimisë bujqësore dhe qasjes moderne ndaj prodhimit cilësor.
Gjithëpërfshirja e produkteve agrokulturore në një trevë të vetme.
“Nga toka e Ratkocit, direkt në tryezën tuaj. Produktet tona bujqësore ‘Made in Ratkoc’ sjellin freskinë dhe shijen autentike në çdo familje, nga Kosova deri në Evropë.”